Çfarë tersi për Chelsean, futbollisti më në formë i bluve do të mungojë ndaj Cityt

Kanë filluar problemet për Chelsean para ndeshjes ndaj Manchester Cityt. Mesfushori Chrisian Pulisic, pritet të mungojë për shkak se po vuan nga një lëndim në nyje. Pulisic është rikthyer në formën e duhur, pasi në fillim të sezonit kishte shumë kritika ngase nuk arrinte t’i tregonte tërë kualitetet e tij.

Tjetër lojtar që do të mungojë është Ross Barkley, i cili gjithashtu ka munguar edhe ndaj Crystal Palace. “Blutë” do të jenë mysafirë të Manchester Cityt këtë të shtunë.

Mungesa e amerikanit është një shqetësim jashtëzakonshëm për Lampardin, megjithëse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *