Conte, mjaft u ankove/ Interi do të transferojë kampionin e botës

Me ardhjen e Frank Lampard në krye të Chelseas, Oliver Giroud ka ngrohur vetëm stolin. Trajneri anglez nuk ka besim te kampioni i botës, ndaj dhe largimi i tij në merkaton e janarit është i sigurt.

Sipas ‘Le Figaro’, 33 vjeçari francez është afër transferimit në Serie A tek Interi. Giroud është një njohje e vjetër e Contes dhe do të ishte sulmuesi ideal për teknikun italian.

Me Sanchezin e dëmtuar për një kohë të gjatë, transferimi i Giroud do ta bënte Conten të ndjehej më komod në repartin e sulmit, pasi Politano dhe i riu Esposito nuk arrijnë dot të zëvendësojnë dot dy sulmuesit kryesorë, Lukaku dhe Martinez, ndërsa Giroud po.

Francezi pritet të huazohet në Milano deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *