Kluivert e këshillon Ansu Fatin të largohet nga ekipi i parë i Barcelonës dhe të shkojë…

Anësori adoleshent Ansu Fati mund të ketë nevojë të luajë për Barcelonën B në vend të ekipit të parë për të pasur më shumë minuta lojë, sipas drejtorit të akademisë së klubit katalonas, Patrick Kluivert.

Kluivert beson se zhvillimi i Fatit mund të shkojë më mirë nëse ai luan për Barcelonën B për pak kohë, duke e marrë parasysh faktin që ai ka qenë titullar për Barcelonën vetëm tri herë deri më tani.

“Zhvillimi i Fatit po mbikëqyret nga [drejtori sportiv, Eric] Abidali dhe [ndihmësi i tij, Ramon] Planes. Ne po komunikojmë shumë mirë mes nesh”, ka thënë Kluivert.

“Nëse të gjithë lojtarët e ekipit të parë janë në 100 përqindëshin e tyre, unë e kam ndjenjën se ai do të luajë për Barcelonën B për të pasur më shumë minuta lojë. Ne e pamë këtë edhe me Carles Perezin këtë fundjavë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *