Kualifikimi i Kosovës në EURO 2020 do t’i sillte telashe UEFA-s

Kampionati Europian 2020 do të jetë i veçantë, pasi për herë të parë në histori, turneu do të zhvillohet në 12 vende europiane. Me kualifikimin potencial të Kosovës, UEFA do të përballej me disa telashe.

Edhe pse Kosova ka qenë e pavarur për mbi dhjetë vjet, 79 shtete – përfshirë këtu Spanjën, Rusinë, Azerbajxhanin, Rumaninë – nuk e njohin pavarësinë e saj. Në disa prej këtyre vendeve do të zhvillohet EURO 2020.

Nëse Kosova e arrin kualifikimin në EURO 2020 dhe caktohet në një grup, ndeshjet e së cilit do të zhvillohet në një vend që s’e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë ndeshjet do të duhet të zhvendosen në një vend neutral. Për shkak të kësaj, Kampionati Evropian U17 në shkurt, që ishte planifikuar të mbahet në Spanjë, u zhvendos në Zvicër.

Edhe vetë shorti i 30 nëntorit në Bukuresht të Rumanisë mund të jetë i çuditshëm. Kosova nuk duhet të jetë në grup me Serbinë, Bosnjën apo Rusinë për shkak se një gjë e tillë nuk lejohet nga UEFA. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *