Neymar: Unë te Barça? Ai nuk më ka bindur

Nuk kanë fund zërat në lidhje me të ardhmen e Neymar.

Gjatë verës së kaluar, braziliani dukej shumë afër largimit nga Paris Saint-Germain për t’u kthyer te Barcelona, por operacioni ka dështuar në fund.

Tani, edhe për shkak të rendimentit zhgënjyes të Griezmann, katalanasit mund të bëjnë një tentativë në janar. Ndërkohë, braziliani ka marrë kohë për të vendosur nëse do të rinovojë ose jo me PSG-në.

I pyetur nga El Chiringuito në lidhje me të ardhmen e tij, Neymar ka thënë: “Unë te Barcelona? Të gjithë flasin gjithmonë për mua… Nëse Jordi Alba më ka bindur? Jo, është vetëm një mik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *