Nga nesër del në treg fanella e re e Barcelonës (foto)

Barcelona ka prezantuar fanellën për 120 vjetorin, që nga nesër do të dalë në shitje në një pjesë të dyqaneve të katalanasve. Prej 20 nëntorit fanella do të dalë në shitje në të gjitha pikat, kurse për 500 blerësit e parë fanellat do të jenë të veçanta dhe me shkrimin “Është thellë brenda nesh”.

Kjo është hera e parë që Barcelona ka katër fanella brenda një sezoni. Skuadra e meshkujve dhe e femrave do ta përdorin këtë fanellë në ndeshje të caktuara.

Në fanellën e re do të ketë katër shirita të kuq, që shfaqen diagonalisht në fushë të verdhë. Tutat e shkurtra do të jenë të verdhë, për të qenë vazhdimësi e fanellës. Edhe çorapet do të kenë të njëjtën ngjyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *