Pak orë më parë u zyrtarizua trajner i Tottenham, Mourinhos i ndodh e papritura

Mëngjesin e sotëm, Tottenham zyrtarizoi Jose Mourinhon si trajnerin e ri pas shkarkimit të Mauricio Pochettino. Vendimi i klubit për të zgjedhur dikë si Mourinho në krye të ekipit, nuk është pritur edhe aq mirë nga tifozët e “Gjelave”.

Shumë prej tyre kanë reaguar në Twitter përmës hashtagut MourinhoOut ( #MourinhoJashtë). Frika e tyre më e madhe është së mos përsëritet e njëjta situatë që ndodhi kur Jose Mourinho drejtonte Man. United, pra përçarja e grupit dhe prishja e atmosferës brenda grupit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur drejtoi Chelsean për herë të dytë, apo Real Madridin, ku lojtarë si Cristiano Ronaldo, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, i dolën kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *