Sterling, ka nisur zyrtarisht gara Barcelona-Real

Raheem Sterling mund të largohet nga Manchester City më shpejt se që është menduar.

Sulmuesi anglez nuk ka arritur ende një marrëveshje për zgjatjen e kontratës me kampionët në fuqi të Anglisë.

Kështu gjendjen e tij janë duke e përcjellë dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona.

Madrilenët prej kohësh janë interesuar për anglezin, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Barcelona.

Kampionët në fuqi të Spanjës nuk janë të kënaqur me fazën ofensive, pasi treshja Suarez-Griezmann e Dembele nuk e kanë të sigurt qëndrimin në Camp Nou.

Edhe pse është e vështirë që City ta lë të lirë lojtarin, mediat angleze kanë raportuar se Sterling në të ardhmen dëshiron të luaj në La Liga.

25-vjeçari vlerësohet si njëri nga sulmuesit më të mirë anësorë në botë dhe ka një çmim prej 200 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *