Ylli i Arsenalit refuzon rinovimin, i shkel syrin Barcelonës

Arsenali nuk po kalon një moment aspak të mirë, teksa përveç rezultateve negative edhe ambienti në klub mes lojtarëve dhe drejtuesve nuk është edhe aq pozitiv.

Përveç çështjes Xhaka, së fundmi ka shpërthyer edhe një tjetër çështje, ku bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang. Ky i fundit duket se ka refuzuar të rinovojë me “Topçinjtë” dhe pas këtij refuzimi qëndron Barcelona.

Diçka të tillë e zbulon prestigjiozja “Sport”, e cila shkruan se Barcelona po punon në fshehtësi për të arritur te Aubameyang dhe refuzimi i rinovimit të kontratës nga gabonezi konfirmon gjithçka.

Aubameyang ka një kontratë deri në vitin 2021 me Arsenalin, me londinezët që në rast se nuk e bindit të rinovojë, sipas gjasave në verë do të duhet të pranojnë ofertën e Barcelonës, që nga ana e saj do të bënte një goditje të bujshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *